Autoritet italiane për mbrojtjen e të dhënave kanë thënë se e kishin gjetur një publikues lokal duke përdorur mjetin shumë popullore të analizës së audiencave, Google Analytics, në një mënyrë që shkelte rregullat e mbrojtjes së konsumatorit në Evropë, shkruan Bloomberg.
Publikuesi Caffeina Media Srl përdorte Google Analyticsin për grumbullimin e adresave IP, informacionit të shfletuesit, sistemit operativ, rezolucionit të ekranit, gjuhës madje edhe datës dhe orës së vizitës.
Këto të dhëna ishin transferuar në SHBA pa masa adekuate, duke mos rritur nivelin e mbrojtjes të nevojshme për të qenë të ligjshme në SHBA.
Mbrojtjet e aplikuara nga Google nuk ishin të mjaftueshme për të adresuar rrezikun dhe vetë Google Analytics shkeli rregullat evropiane të mbrojtjes së dhënave.
Autoritetet italiane i dhanë 90 ditë afat publikuesit Caffeina Media Srl për të rregulluar problemin. Megjithatë, vendimi ka një ndikim më të madh sepse paralajmëron publikuesit e tjerë për mospërdorim të Google Analytics.
-
BE-ja gjobit “Google” me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
Gjykata nuk e rrëzon padinë ndaj Metas për varësi ndaj fëmijëve
-
Ekspertët paralajmërojnë: Lodrat me AI mund të rrezikojnë privatësinë e fëmijëve
-
Familjet italiane në betejë ligjore me Metan dhe TikTokun pas tragjedive të fëmijëve