Qeveria e Izraelit do të krijojë një komision hetues për të hetuar pretendimet se Policia ka përdorur “spyware” për të hakuar telefonat e figurave publike izraelite pa pasur autorizim për këtë, raporton BBC.
Zyrtarë, protestues, gazetarë, biri i ish-kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe dy ndihmës të tij, sipas gazetës izraelite “Calcalist”.
Një dëshmitar në rastin gjyqësor të Netanyahut për korrupsion po ashtu ishte monitoruar.
Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, ka thënë se nëse raportimet dalin të vërteta atëherë është situata “shumë serioze”.
Thuhet se policia ka përdorur softuerin “Pegasus” të zhvilluar nga NSO, një firmë izraelite e vëzhgimit. NSO-ja është përballur me kritika të gjëra se produkti u është shitur dhe është keqpërdorur nga qeveritë autoritare nëpër botë.
Kompania ka insistuar se nuk operon softuerin kur ia shet klientëve dhe më herët ka thënë se nuk mund të përdoret për gjurmim të qytetarëve izraelitë. Nuk ka komentuar zhvillimet e fundit.
-
Gjyqi kundër Netanyahut do të rifillojë të dielën
-
Protesta në Izrael kundër kryeministrit, Benjamin Netanyahu
-
Netanyahu kërkon që të falet në gjyqin për korrupsion
-
Gjykata anulon seancat dëgjimore të Netanyahut në rastin për korrupsion
-
Refuzohet kërkesa e Netanyahut për të shtyrë seancën gjyqësore ndaj tij