Një numër i madh njerëzish janë mbledhur të shtunën në mbrëmje për të kërkuar largimin e qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
"Viti që vjen është një vit zgjedhor në të cilin do të përcaktohet e ardhmja e Shtetit të Izraelit", ka thënë Ami Ayalon, ish-kreu i agjencisë së sigurisë së Brendshme të Izraelit, duke shtuar se njerëzit duhet të zëvendësojnë një qeveri që "na përçan në mënyrë që të përjetësojë luftën dhe të ruajë sundimin e saj".
Për muaj të tërë, shumë izraelitë kanë dalë në rrugë çdo javë, duke bërë thirrje për një hetim të pavarur mbi sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023 dhe duke akuzuar qeverinë e krahut të djathtë të Netanyahut për manipulimin e publikut përmes luftërave për të mbetur në pushtet.
-
Rivalët më të mëdhenj të Netanyahut bashkojnë forcat për zgjedhjet e ardhshme
-
Netanyahu: Lufta s’ka përfunduar, duhet të mbesim vigjilentë
-
Netanyahu e pranon vështirësinë për të ndikuar në vendimet e Trumpit lidhur me Iranin
-
Parlamenti i Izraelit ndërmerr hapin e parë drejt shpërndarjes
-
Gjyqi kundër Netanyahut do të rifillojë të dielën