Parlamenti polak ka votuar të mërkurën vonë në favor të Ligjit kundërthënës që do ta detyronte “Discovery Inc”, rrjetin më të madh privat televiziv në Poloni që është në pronësi amerikane, t’i shesë aksionet e tij.
Draft-ligji i miratuar konsiderohet gjithmbarshëm si sulm ndaj pavarësisë së mediave në vendin anëtar të Bashkimit Evropian. Kjo pasi që parandalon që pronarët joevropianë të kenë aksione kontrolluese në kompanitë mediale polake.
Në praktikë, ligji i prek vetëm TVN-in, që përfshin TVN24-shin, një stacion televiziv i lajmeve me qëndrime kritike ndaj qeverisë nacionaliste të krahut të djathtë dhe që ka ekspozuar keqbërjet e autoriteteve të vendit. Pas miratimit, projektligji duhet të shkojë në Senat, ku opozita ka një shumicë të vogël. Më pas do t’i dorëzohet presidentit Andrzej Duda për nënshkrim.
-
Presidenti polak vë veton ndaj ligjit të diskutueshëm të medias
-
Polakët me protestë mbrojnë televizionin kritik të qeverisë
-
Ligji kundërthënës për media lëkund themelet e Qeverisë polake
-
Konsumatorët e padisin “Netflixin” për ta bllokuar blerjen e “Warner Bros”
-
Trumpi thotë se marrëveshja ndërmjet “Netflixit” e “Warner Brosit” duhet rishikuar