Polakët kanë mbushur qendrën e kryeqytetit për të mbrojtur lirinë e mediave në kohën kur qeveria e krahut të djathtë ka sulmuar rrjetin televiziv në pronësi amerikane.
Polakët në Varshavë kanë protestuar të dielën edhe për mbrojtjen e normave demokratike, të cilat po tenton t’i shtypë qeveria e krahut të djathtë. Opozita beson se qeveria aktuale është duke braktisur Perëndimin dhe po anon kah modeli autoritar si në Turqi dhe Rusi. Sipas opozitës, qeveria po tenton të marrë kontrollin e plotë të gjykatave dhe të heshtë mediat kritike.
Donald Tusk, lider i partisë kryesore opozitare, u ka bërë thirrje polakëve që ta ndryshojnë lidershipin e shtetit. Protestat janë thirrur pasi Parlamenti të premten miratoi ligjin që obligon kompaninë amerikane të shesë aksionet e rrjetit më të madh televiziv të Polonisë, TVN. Ky televizion që ndiqet nga miliona shikues, vazhdimisht ka kritikuar Qeverinë polake.
Udhëheqësit e këtij televizioni, kanë thënë se ligji nuk ka për qëllim rregullimin e tregut të medias, por është sulm direkt ndaj televizionit.
-
Protesta masive opozitare kundër “Polexitit”, shkaku i kapjes së drejtësisë
-
Beteja e gazetarëve polakë për sinjalet e transmetimit
-
Grupet opozitare në Poloni propozojnë Donald Tuskun për kryeministër
-
Presidenti polak vë veton ndaj ligjit të diskutueshëm të medias
-
Protesta masive në Poloni mes frikës së daljes nga BE-ja