Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Protesta masive opozitare kundër “Polexitit”, shkaku i kapjes së drejtësisë

Protesta të mëdha janë mbajtur në mbarë Poloninë në shenjë të mbështetjes për Bashkimin Evropian, pasi që Gjykata Kushtetuese polake vlerësoi se ligjet kombëtare kanë përparësi në raport me ato të bllokut 27-anëtarësh.

Kritikët e qeverisë nacionaliste djathtiste druajnë se verdikti i gjykatës më të lartë të vendit mund të shpjerë drejt një “Polekzitit”, apo daljes së Polonisë nga Bashkimi Evropian, për shkak të refuzimit të vlerave të bllokut evropian.

Me mijëra njerëz në Varshavë kanë mbushur Sheshin e Kështjellës në qendrën historike të kryeqendrës, duke brohoritur slogane që thërrasin për mbetje përbrenda BE-së. Disa prej protestuesve kanë mbajtur edhe pankarta në të cilat shkruhej: “Ne jemi evropianë”.

Donald Tusk, lideri kryesor opozitar në Poloni dhe ish-lider i BE-së, ka organizuar protestat me qëllim që të mbrojë anëtarësimin e Polonisë në bllok. Ai ka akuzuar ashpër partinë në pushtet të liderit, Jarosllav Kazinski, i cili është në konflikt të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian derisa po mundohet që të marrë kontrollin e plotë mbi drejtësisë, në atë që i ka gjeneruar kritika të vazhdueshme nga fuqitë perëndimore.

Artikuj të ngjashëm