Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Trumpi thotë se marrëveshja ndërmjet “Netflixit” e “Warner Brosit” duhet rishikuar

Donald Trump

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka deklaruar se marrëveshja e planifikuar për blerjen e gjigandit “Warner Bros. Discovery” nga platforma transmetuese “Netflix” do t’i nënshtrohet një shqyrtimi rregullator, për shkak të ndikimit të madh që mund të ketë në tregun e medias dhe të transmetimit online.

“Ky proces duhet të kalojë patjetër nëpër filtra ligjorë. Do ta shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Trump, teksa mbërrinte në Qendrën Kennedy për një aktivitet zyrtar, ka raportuar Bloomberg.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka theksuar se bashkimi do të krijonte një kompani me “një pjesë shumë të madhe të tregut”.

Trump u shpreh me respekt për drejtuesit e “Netflixit”, duke përmendur veçanërisht njërin nga drejtorët ekzekutiv Ted Sarandos.

“Ted Sarandos është një njeri i shkëlqyer. Kam shumë respekt për të, por kjo marrëveshje përfshin një përqindje shumë të madhe të tregut”, ka thënë presidenti amerikan.

Marrëveshja, me vlerë rreth 72 miliardë dollarë, synon të bashkojë platformën më të madhe të transmetimit online në botë, “Netflix”, me platformën tjetër “HBO Max”, shërbimin e katërt më të madh globalisht.

Pikërisht për këtë arsye, marrëveshja ka ngritur shqetësime serioze te autoritetet rregullatore kundër monopoleve, të cilat po vlerësojnë nëse bashkimi mund të dëmtojë konkurrencën dhe konsumatorët.