Një numër i madh i liderëve evropianë kanë mbërritur tashmë në Lancaster House në qendër të Londrës, ku Sir Keir Starmer po pret një samit ndërkombëtar për sigurinë.
Ndër të parët që janë pritur nga Starmer janë presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri i Polonisë Donald Tusk, raporton Sky News.
Mark Rutte, sekretari i përgjithshëm i NATO-s do të jetë po ashtu i pranishëm.
Në samitin ku do të flitet për Ukrainën dhe sigurinë e Evropës kanë mbërritur të dielën edhe kryeministri suedez, Ulf Kristersson, kryeministri norvegjez Jonas Gahr Støre, ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, kryeministri i Republikës Çeke, Petr Fiala, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe kryeministri holandez Dick Schoof.
Liderët evropianë mblidhen sot në Britani në një samit për Ukrainën
Kryeministri Britanik, Keir Starmer do të presë një samit të rëndësishëm të liderëve evropianë dhe kanadezë...-
Në përgjigje të paradës së Putinit, liderët e vendeve më të fuqishme evropiane mblidhen në Kiev
-
Katër pikat e samitit të Londrës që synojnë ndaljen e luftës në Ukrainë
-
Përfundon samiti i liderëve në Londër
-
Starmer: Ky është moment historik për sigurinë e Evropës
-
Liderët evropianë mblidhen sot në Britani në një samit për Ukrainën