Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kuba thotë se grupi në motoskafin që u qëllua, planifikonte “infiltrim të armatosur”

Kuba

Qeveria e Kubës ka njoftuar të enjten se 10 personat në bordin e një motoskafi të regjistruar në SHBA që e ka ndaluar pranë brigjeve të saj të mërkurën, po planifikonin “infiltrim me qëllime terroriste”.

Rojet kufitare kanë qëlluar për vdekje katër persona dhe kanë plagosur gjashtë të tjerët në anije, ka njoftuar ministria e Brendshme kubaneze, duke pretenduar se ata që ishin në bordin e anijes së regjistruar në Florida kishin qëlluar të parët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Autoritetet kubane kanë thënë të enjten se kishin vërtetuar se të 10 personat në bordin e motoskafit ishin shtetas kubanë që banonin në SHBA.

Ata gjithashtu kanë identifikuar një person të 11-të që thanë se ishte arrestuar dhe kishte pranuar se ishte pjesë e komplotit të dyshuar.

Autoritetet kubane kanë shtuar se shumica e tyre kishin “precedentë të mëparshëm që përfshinin aktivitete kriminale dhe të dhunshme”.

Përpara se qeveria kubaneze të publikonte identitetet e pasagjerëve, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se anija nuk mbante personel qeveritar amerikan dhe se një hetim është duke u zhvilluar për të sqaruar ngjarjen. 

Incidenti vjen mes tensioneve në rritje midis SHBA-së dhe Kubës e cila po përballet me një krizë të thelluar të karburantit, që është përkeqësuar nga bllokimi i dërgesave të naftës venezuelase nga SHBA-ja.