Qeveria kubaneze ka thënë se 32 shtetas të saj janë vrarë gjatë operacionit amerikan për të kapur udhëheqësin venezuelas, Nicolas Maduro.
Ajo ka shtuar se të vdekurit janë anëtarë të forcave të saj të armatosura dhe agjencive të inteligjencës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQeveria në Kubë ka shpallur dy ditë zie kombëtare.
Në deklaratën e lëshuar nuk janë bërë të ditura hollësitë rreth rolit të kubanëve në Venezuelë, por të dy qeveritë janë aleate të vjetra, teksa Kuba ofron mbështetje sigurie në këmbim të naftës.
Presidenti kubanez, Miguel Diaz-Canel, ka thënë se kishin ofruar mbrojtje për Maduron dhe gruan e tij "me kërkesë" të Venezuelës.
Në deklaratën zyrtare qeveritare thuhet se "bashkatdhetarët e përmbushën detyrën e tyre me dinjitet dhe heroizëm dhe ranë, pas rezistencës së ashpër, në luftime të drejtpërdrejta kundër sulmuesve ose si rezultat i bombardimeve në objekte".
Venezuela nuk ka konfirmuar se sa njerëz u vranë gjatë bastisjes amerikane në kompleksin e Maduros në Karakas të shtunën. Gazeta New York Times, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar venezuelas, raportoi të dielën se numri i të vdekurve ishte 80 dhe se pritej të rritej.