Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Venezuela kanë rënë dakord të rivendosin marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore në mes të dy vendeve.
Në një deklaratë thuhet se të dyja palët do të punojnë së bashku për ta nxitur stabilitetin në Venezuelë, për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike dhe për të çuar përpara pajtimin politik në vend.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarrëdhëniet mes dy vendeve kanë filluar të përmirësohen që nga janari, kur ushtria amerikane arrestoi presidentin venezuelas Nicolas Maduro gjatë një operacioni të befasishëm. Pas këtij zhvillimi, në krye të shtetit u vendos një qeveri e përkohshme e drejtuar nga Delcy Rodriguez.
Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi operacionin për kapjen e Maduros dhe bashkëshortes së tij, të cilët u dërguan në Nju Jork për t’u përballur me akuza për trafik droge dhe armësh. Maduro i ka mohuar këto akuza.
Ambasada e SHBA-së në Karakas, e cila ishte mbyllur në vitin 2019, tashmë është rihapur dhe Uashingtoni ka emëruar një diplomat të ri në Venezuelë.
Qeveria venezuelase deklaroi të enjten se është e gatshme të nisë një “fazë të re dialogu konstruktiv”, të bazuar në respekt të ndërsjellë mes dy vendeve. Sipas saj, marrëdhëniet e reja duhet të ndihmojnë në përmirësimin e kushteve sociale dhe ekonomike të popullit venezuelas.
Megjithatë, deklarata nga Karakasi nuk përmendi mundësinë e një tranzicioni politik apo zgjedhjeve të reja, ndryshe nga deklarata e Departamentit amerikan të Shtetit.
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Maduron dhe disa anëtarë të qeverisë së tij për drejtimin e një organizate kriminale të përfshirë në aktivitete si minierat ilegale dhe trafiku i drogës.
Burime për BBC thanë se diplomatë të tjerë amerikanë nga ambasada në Bogota të Kolumbisë pritet të transferohen së shpejti në Karakas, gjë që do ta bëjë më të lehtë zhvillimin e bisedimeve dhe ofrimin e shërbimeve konsullore.
Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, SHBA-së synon të ndihmojë popullin venezuelas të ecë drejt një tranzicioni paqësor dhe krijimit të kushteve për një qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike.
Ndërkohë, SHBA-ja ka arritur edhe marrëveshje të reja për naftën me Venezuelën dhe i ka lejuar vendit të shesë naftë nën mbikëqyrjen amerikane, ndërsa Karakasi ka ndryshuar ligjet për të lejuar më shumë investime të huaja në sektorin energjetik.
Po ashtu, dy vendet kanë rënë dakord të bashkëpunojnë edhe në zhvillimin e sektorit minerar. Venezuela ka rezervat më të mëdha të njohura të naftës në botë dhe është gjithashtu e pasur me ar, diamante dhe minerale të rralla të përdorura në teknologji, përfshirë telefonat celularë.