Presidenti amerikan, Donald Trump e ka pranuar se "shumë, shumë" kubanë janë vrarë gjatë operacionit ushtarak të cilin e ka quajtur "të shkëlqyer" e në të cilin është kapur presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro.
Ai e ka bërë deklaratën gjatë një fjalimi para republikanëve në Washington të martën.
Kuba ka thënë se 32 shtetas kubanë vdiqën kur trupat elitare amerikane sulmuan kompleksin e Maduros dhe gruas së tij, Cilia Flores, në Karakas të shtunën.
Ndërkohë, policia e armatosur rëndë është parë duke patrulluar rrugët e kryeqytetit të Venezuelës, Karakas, të martën, në një imazh të ndarë nga ministri i Brendshëm, Diosdado Cabello.
Në një video të ndarë në internet, forcat e sigurisë janë filmuar duke bërtitur "besnikë gjithmonë, tradhtarë kurrë".
E udhëheqësja e opozitës në mërgim e vendit, Maria Corina Machado, e ka përshkruar arrestimin e Maduros si "një hap të madh për njerëzimin, për lirinë dhe dinjitetin njerëzor".
-
Trumpi e fton presidentin e Kolumbisë në takim pasi e paralajmëroi “të kishte kujdes”
-
57 të vrarë gjatë operacionit amerikan për kapjen e Maduros, raportojnë mediat
-
Forca të shumta të sigurisë patrullojnë rrugët e kryeqytetit të Venezuelës
-
Mbi 30 kubanezë janë vrarë gjatë operacionit amerikan në Venezuelë
-
Trumpi kërcënon Kolumbinë: Po udhëhiqet nga një i sëmurë