Shtetet e Bashkuara kanë ngritur akuza për vrasje ndaj ish-presidentit të Kubës, Raul Castro, lidhur me rrëzimin e dy avionëve në vitin 1996
SHBA-ja ka ngritur akuza ndaj Castros për komplot për vrasjen e shtetasve amerikanë dhe krime të tjera lidhur me rrëzimin e dy avionëve mes Kubës dhe Floridës në vitin 1996.
Rasti i bërë publik të mërkurën – një rikthim i akuzave të ngritura fillimisht në vitin 2003 – akuzon Castron dhe pesë të tjerë për rrëzimin e avionëve që i përkisnin grupit kubano-amerikan “Brothers to the Rescue” dhe për vrasjen e katër personave, përfshirë tre amerikanë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCastro, tani 94-vjeçar, ishte kreu i forcave të armatosura të vendit dhe u përball me dënim ndërkombëtar për rrëzimin e avionëve.
Ndërsa SHBA-ja kërkon të ushtrojë presion në rritje ndaj sundimit komunist të Kubës, presidenti i ishullit, Miguel Diaz-Canel, i quajti akuzat “një manovër politike, pa asnjë bazë ligjore”.
Duke folur në “Freedom Tower” në Miami, ushtruesi i detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, Todd Blanche, njoftoi se SHBA-ja do ta akuzojë gjithashtu Castron për shkatërrim avionësh dhe për katër akuza individuale për vrasje lidhur me vdekjet e Armando Alejandre Jr, Carlos Alberto Costa, Mario Manuel de la Pena dhe Pablo Morales.
“SHBA-ja, dhe presidenti Trump, nuk i harron dhe nuk do t’i harrojë qytetarët e saj,” tha Blanche.
Akuzat e reja të Departamentit të Drejtësisë synojnë një figurë kyçe të udhëheqjes komuniste të Kubës në një kohë kur ajo po përballet me presion të madh amerikan për të bërë reforma të rëndësishme politike dhe ekonomike ndaj sundimit njëpartiak.
“Mendoj se strategjia është të rritet gradualisht presioni deri në pikën kur Qeveria kubane do të dorëzohet në tryezën e negociatave,” tha Wiliam LeoGrand, ekspert i politikës latino-amerikane në American University.
SHBA-ja ka vendosur sanksione dhe ka imponuar bllokadë të naftës ndaj Kubës, gjë që ka rezultuar me ndërprerje të energjisë elektrike dhe mungesa ushqimore.
Më herët të mërkurën, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, publikoi një mesazh për popullin kuban në kohën e ditës së pavarësisë së vendit.
“Presidenti Trump po ofron një rrugë të re mes SHBA-së dhe një Kube të re”, tha Rubio.