Lideri i kahershëm, Raul Castro, ka njoftuar të premten tërheqjen nga drejtimi i Partisë Komuniste të Kubës, duke i dhënë fund epokës së udhëheqjes formale të vendit nga ai dhe vëllai i tij, Fidel Castro, që nga revolucioni i 1959-s.
Castro e bëri të ditur tërheqjen gjatë një fjalimi në hapje të kongresit të tetë të partisë së tij, njëherësh të vetmes së lejuar në ishull.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, ai nuk ka treguar se kë do ta mbështesë për pasues të tijin si sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste, por më herët kishte lënë të kuptohej se e favorizon bartjen e kontrollit tek Miguel Diaz-Canel, i cili e trashëgoi atë në postin e presidentit më 2018.