Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

E pakuptueshme, Queiroz sërish largohet nga Gana

Carlos Queiroz

Tjetër ngjarje befasuese dhe e pakuptueshme ka ndodhur te Përfaqësuesja e Ganës në futboll. 

Përzgjedhësi Carlos Queiroz është pajtuar me marrëveshje të dyanshme që ta shkëpusë kontratën dhe nuk do të jetë më përzgjedhës i ganezëve.

73-vjeçari nga Portugalia e ka konfirmuar ndarjen, ndërsa ka shkruar edhe Federata ganeze në faqen zyrtare. 

Queirozi dha dorëheqje pas Botërorit 2026. U kthye në krye të Ganës në fillim të shtatorit. Por, marrëveshja ka zgjatur vetëm disa javë dhe palët i kanë ndarë rrugët sërish.