Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Dy tërmete të fuqishme kanë goditur Venezuelën të mërkurën pasdite, duke rrëzuar ndërtesa në kryeqytetin Karakas, duke bllokuar njerëz nën rrënoja dhe duke i bërë shkencëtarët të paralajmërojnë për viktima të mëdha dhe shkatërrime të përhapura.

Një tërmet me magnitudë 7.2 ka goditur rreth 160 km në perëndim të Karakasit, i ndjekur më pak se një minutë më vonë nga një dridhje me magnitudë 7.5, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).

"Viktima të mëdha dhe dëme të mëdha janë të mundshme dhe katastrofa ka të ngjarë të jetë e përhapur", ka thënë USGS, duke vlerësuar fillimisht se numri i të vdekurve ka shumë të ngjarë të shkojë nga 10.000 deri në 100.000.

Tre persona raportohen të vdekur në lagjen Baruta në Karakas pasi dy ndërtesa janë shembur, ka thënë kryetari i qarkut në mediat sociale.

Presidentja e përkohshme, Delcy Rodriguez, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kombin e Amerikës së Jugut dhe do të kërkojë fonde nga organizatat shumëpalëshe për të mbështetur përpjekjet e rimëkëmbjes.

“U shprehim ngushëllimet tona atyre që për fat të keq kanë pësuar humbjen e anëtarëve të familjes”, ka thënë ajo në një fjalim kombëtar, pa dhënë një numër për vdekjet ose lëndimet.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka thënë  se SHBA-ja është e gatshme të ndihmojë për katastrofën.

"Dy tërmetet e mëdha që sapo goditën njerëzit e mrekullueshëm të Venezuelës janë të dyja masive në shkallë dhe kanë lënë një numër shkatërrues vdekjesh", tha Trump.

Shumë venezuelianë ishin në shtëpi kur tërmetet goditën gjatë një feste zyrtare.

Banorët në të gjithë Karakasin, i cili u godit gjithashtu nga një tërmet vdekjeprurës me magnitudë 6.3 në vitin 1967, nxituan të evakuoheshin ndërsa ndërtesat u drodhën.

Të paktën 188 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

1 muaj më parë / 25 qer 2026 20:36
venezuele

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188.

1520 të tjerë janë lënduar e 200 janë ende nën rrënoja, ka bërë të ditur kryeparlamentari Jorge Rodriguez.

Të paktën 3000 familje kanë humbur shtëpitë e tyre nga tërmetet.

Venezuela u godit të mërkurën, sipas kohës lokale atje, nga dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 shkallë të Rihteerit.

Shkon në të paktën 164 numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë

1 muaj më parë / 25 qer 2026 13:05
Venezuele

Photo: Associated Press

Ka shkuar në të paktën 164 numri i të vdekurve nga dy tërmete të njëpasnjëshme të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka njoftuar presidentja në detyrë e vendit, Delcy Rodríguez.

Në kryeqytetin Karakas, ekipet e shpëtimit po kërkojnë nëpër rrënoja dhe njerëzit janë dëgjuar duke kërkuar ndihmë.

Më parë, Rodriguez ka thënë se shteti më i prekur është La Guaira, në veri të Karakasit, ku "dhjetëra" ndërtesa janë shembur.

Tërmetet, me magnitudë 7.2 dhe 7.5, kanë goditur me një minutë diferencë. I dyti ishte më i forti që ka goditur Venezuelën që nga viti 1900.

Studimi Gjeologjik i SHBA-së thotë se numri i të vdekurve mund të shkojë në mijëra.  

“Ishte si një film horror” – Banorët i përshkruajnë skenat pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë

1 muaj më parë / 25 qer 2026 09:38
Termeti

Foto: AFP

Dy tërmete të fuqishme kanë goditur Venezuelën të mërkurën, duke lënë të vdekur të paktën 32 persona dhe të lënduar 700 të tjerë, pasi dhjetëra ndërtesa u shembën në dhe përreth kryeqytetit Karakas.

Një tërmet me magnitudë 7.2 ka goditur rreth 160 km në perëndim të Karakasit, i ndjekur më pak se një minutë më vonë nga një dridhje me magnitudë 7.5, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).

USGS-ja ka thënë se ka shumë të ngjarë që numri i të vdekurve të arrijë në mijëra, me një probabilitet të konsiderueshëm për të tejkaluar 10,000.

Videopamjet treguan punonjës të emergjencës duke u kacavjerdhur mbi rrënojat e një ndërtese të shembur në kryeqytet ndërsa binte nata, ndërsa të afërmit e shqetësuar kërkonin ndihmë për të dashurit që besohej se ishin bllokuar. 

"Kur zbritëm poshtë, skena ishte si një film horror", ka thënë Maria Alejandra, një banore nga një ndërtesë aty pranë.

"Na u desh të ngjiteshim mbi rrënojat dhe gjithçka. Mbikëqyrësi i ndërtesës me foshnjën dhe të gjithë fqinjët që zbrisnin. Por nga ajo ndërtesë, pashë vetëm që një familje doli jashtë”, ka shtuar ajo.

Presidentja e përkohshme, Delcy Rodriguez, ka thënë se shifrat fillestare të viktimave nuk përfshijnë ata nga shteti La Guaira i prekur më keq, pranë Karakasit dhe ku ndodhet aeroporti i qytetit, i cili është mbyllur.

"Dhjetëra ndërtesa janë shembur dhe aktualisht po kryejmë përpjekje shumë intensive shpëtimi për të shpëtuar sa më shumë jetë që Zoti na lejon të shpëtojmë", ka thënë ajo në një paraqitje në televizionin shtetëror pak para orës 1 të mëngjesit sipas orës lokale të enjten.

Një faqe interneti e krijuar për të gjurmuar njerëzit e zhdukur dhe e postuar në X nga udhëheqës të opozitës së vendit, shumë prej të cilëve janë jashtë vendit, ka listuar më shumë se 6,600 persona të listuar si të zhdukur menjëherë pas orës 2 të mëngjesit sipas kohës lokale. 

Dy tërmete të fuqishme në Venezuelë, numri i të vdekurve mund të arrijë në 10 mijë

1 muaj më parë / 25 qer 2026 07:48
Termet

Photo: Associated Press

Të paktën 32 persona kanë mbetur të vdekur dhe 700 të lënduar nga dy tërmete të njëpasnjëshme që kanë ndodhur të mërkurën pasdite në Venezuelë, ka bërë të ditur presidentja në detyrë, Delcy Rodriguez.

Studimi Gjeologjik i SHBA-së më parë ka llogaritur një shans prej 44% për më shumë se 10,000 viktima dhe një shans prej 30% për më shumë se 100.000.

Ekipet e shpëtimit në kryeqytet po kërkojnë nëpër rrënoja për të mbijetuar dhe njerëzit janë dëgjuar duke kërkuar ndihmë.

Ndërtesat janë pa energji elektrike dhe sistemi i metrosë është plotësisht i mbyllur, raporton BBC.

Tërmetet, të cilat kishin magnitudë 7.2 dhe 7.5, goditën një zonë në perëndim të kryeqytetit dhe janë ndierë deri në Bogota, Kolumbi.

Venezuela po festonte një festë kombëtare dhe shumë njerëz ishin në shtëpi kur tërmetet goditën në orën 18:04 sipas kohës lokale.