Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryediplomati zelandez shkon në Turqi për t’i sqaruar komentet e bëra nga Erdogani

Foto: Reuters

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka njoftuar se ministri i Jashtëm, Winston Peters, do të udhëtojë drejt Turqisë për t’i “konfrontuar” komentet e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për vrasjen e 50 personave në xhamitë e Christchurchit.

Erdogani, që po kërkon përkrahje për partinë e tij në zgjedhjet lokale të 31 marsit, ka thënë se Turqia do ta detyronte sulmuesin që të paguante për krimet që ka bërë nëse njëjtë nuk vepron Zelanda e Re.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë një konference për media, Ardern ka thënë se ministri i saj i Jashtëm do të rregullojë çështjet siç duhet dhe se Turqia tashmë ka dërguar një delegacion në shenjë solidariteti për sulmin terrorist.

“Zëvendëskryeministri ynë do t’i konfrontojë këto komente në Turqi”, ka thënë Ardern para gazetarëve në Christchurch. “Ai po shkon atje për të t’i sqaruar gjërat, ballë-për-ballë”.