Botë

Kryeministrja e Zelandës së Re nis fjalimin në Kuvend me “Selam Alejkum”

Foto: Reuters

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka vazhduar mbështetjen për komunitetin mysliman pas sulmeve në dy xhami në qytetin Christchurch ditë më parë, duke nisur fjalimin para Kuvendit me “Selam Alejkum” (Paqja qoftë mbi ju).

Pak ditë më herët në Christchurch u vranë 50 vetë, ndërsa për sulmin terrorist akuzohet Brenton Tarant që kishte transmetuar direkt në rrjete sociale vrasjet.

Ajo gjatë fjalimit ka premtuar se kurrë nuk do t’ia përmend emrin vrasësit të 50 personave në dy xhami në qytetin Christchurch.

Ardern ka thënë se nuk do t’ia japë famën që vrasësi po kërkonte duke përdorur gjykatën si platformë të ideologjisë së tij.