Personi i cili akuzohet për vrasjen e 50 personave në sulmin terrorist në dy xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, është urdhëruar që t’i nënshtrohet testit të shëndetit mendor.
Ai do të vlerësohet nga ekspertët për të vendosur nëse ishte i aftë për t'u gjykuar ose i çmendur, tha gjyqtari i gjykatës së lartë, Cameron Mander.
I dyshuari përballet me 50 akuza për vrasje dhe 39 akuza për tentativë vrasje.
Australiani Brenton Tarrant, 28 vjeç, u shfaq sot në Gjykatën e Lartë përmes një video-lidhjeje nga qyteti Auklland.
Sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re ngarkohet me 50 akuza për vrasje
Artikuj të ngjashëm
-
Sulmuesi në xhamitë në Zelandë të Re akuzohet për terrorizëm
-
Sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re ngarkohet me 50 akuza për vrasje
-
I akuzuari për sulmet në xhamitë e Zelandës së Re cilësohet “i kthjellët nga mendja”
-
Personi që vrau 51 myslimanë në Zelandë të Re do ta apelojë dënimin e përjetshëm
-
Singapori arreston një 16-vjeçar, planifikonte sulm në dy xhami