Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan i ka bërë thirrje të martën Zelandës së Re që ta kthejë dënimin me vdekje, për sulmuesin terrorist që la pesëdhjetë të vrarë në dy xhami në Christchurch, duke paralajmëruar se Turqia do ta bëjë sulmuesin të paguajë, nëse këtë gjë nuk e bën shteti zelandas.
Australiani Bernton Tarrant (28) është akuzuar për vrasje të shtunën, pas sulmit në dy xhamia gjatë faljes së xhumasë.
“Vrave në mënyrë të llahtarshme 50 vëllezër dhe motra tona. Do ta paguash. Nëse këtë nuk e bën Zelanda e Re, atëherë e dimë se si do ta bëjmë ne”, ka thënë Erdogani gjatë një tubimi zgjedhor në Turqinë Veriore. Ai nuk e ka elaboruar, raporton Koha.net.
Ai ka thënë se Turqia gaboi që hoqi dënimin me vdekje 15 vjet më parë, duke shtuar se Zelanda e Re duhet t’i bëjë përshtatjet ligjore, në mënyrë që sulmuesi të përballet me dënimin kapital.
-
Personi që vrau 51 myslimanë në Zelandë të Re do ta apelojë dënimin e përjetshëm
-
Sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re, në burg derisa të vdesë
-
Burri që vrau 51 persona në Zelandë të Re kishte në plan edhe një sulm tjetër
-
Sulmuesit në xhamitë në Zelandë të Re nesër pritet t'i shqiptohet dënimi
-
Sulmuesi në xhamitë në Zelandë të Re akuzohet për terrorizëm