Personit që vrau 51 besimtarë myslimanë në dy xhami në Zelandën e Re, të hënën pritet t'i shqiptohet dënimi, pasi përhapja e pandemisë ka pamundësuar procesin e gjykimit të rregullt ndaj tij.
Brenton Tarrant akuzohet për 51 vrasje, 40 tentim vrasje dhe për kryerje të aktit terrorist.
Australianit Tarrant pritet t'i shqiptohet dënimi pasi t’i lejohet të deklarohet në gjyq. Gjykata do të mund të vendosë për burg të përjetshëm, bazuar në veprën e kryer dhe ligjet në Zelandën e Re, raporton Reuters të dielën.
Sulmi ishte më vdekjeprurësi në Zelandën e Re ndonjëherë dhe menjëherë kishte nxitur ndryshimin e ligjit, i cili ndaloi përdorimin e armëve gjysmëautomatike me synimin që sulme të tilla të mos përsëriteshin.
51 persona u vranë gjatë sulmit i cili u transmetua direkt në Facebook, më 15 mars të vitit 2019, transmeton KOHA.
-
Sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re, në burg derisa të vdesë
-
Burri që vrau 51 persona në Zelandë të Re kishte në plan edhe një sulm tjetër
-
Personi që vrau 51 myslimanë në Zelandë të Re do ta apelojë dënimin e përjetshëm
-
Singapori arreston një 16-vjeçar, planifikonte sulm në dy xhami
-
Zelanda e Re ashpërson ligjet kundër terrorit