Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re, në burg derisa të vdesë

Brenton Tarrant - i vetëdeklaruar supremacist i bardhë – që akuzohej për vrasjen e 51 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve në dy xhami të Kristchurch, Zelandë e Re, më 15 mars 2019, do të mbahet në burg përjetësisht.

29-vjeçari në gjykimin e tij e pranoi fajin.

Gjykatësi, tha se australiani Tarrant bëri veprime “çnjerëzore”, dhe nuk kishte treguar aspak “mëshirë”.

Sulmi në Zelandën e Re pati tronditur botën.

“Krimet tuaja ishin aq të këqija saqë edhe nëse dënoheni derisa të vdisni, kjo s’do të shterojë kërkesat për dënimin tënd”, tha gjykatësi Cameron Mander.

"Ti nuk je vetëm vrasës, je terrorist", i tha tutje ai.

Edhe Personi që vrau 51 myslimanë në Zelandë të Re do ta apelojë dënimin e përjetshëm Botë Personi që vrau 51 myslimanë në Zelandë të Re do ta apelojë dënimin e përjetshëm

Ky mbetet rasti i parë me dënim të përjetshëm pasi Zelanda e Re, nuk ka dënim të përjetshëm në sistemin e saj të drejtësisë.

Sulmet në Kristchurch janë përshkruar si të shtënat më vdekjeprurëse masive në Zelandën e Re.