Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë ka ftuar të hënën në takim ambasadorin e Rusisë në Zagreb, me ç’rast, ia ka shprehur dënimin e fortë për agresionin në Ukrainë si dhe e ka njoftuar se 18 diplomatë dhe gjashtë anëtarë të stafit teknik të ambasadës duhet të largohen vendi.
Vendimi, sipas “Index.hr”, është në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.
Javëve të fundit shumë shtete evropiane kanë përzënë diplomatë rusë me dyshimin se shumë prej tyre merreshin edhe me aktivitete të spiunazhit.
Artikuj të ngjashëm
-
Franca do të thërras ambasadorin rus lidhur me një fushatë sulmesh kibernetike
-
“Financial Times”: Bashkimi Evropian do të kufizojë lëvizjen e diplomatëve rusë
-
BE-ja me sanksione kundër prodhuesve rusë të dronëve pas sulmeve masive në Kiev
-
Të paktën 17 të vrarë në sulmin masiv rus në Kiev
-
Ukraina kryen një prej sulmeve më të rënda ndaj Rusisë