Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia dëbon tetë diplomatë japonezë dhe tre norvegjezë

Rusia ka dëbuar tetë diplomatë japonezë dhe tre norvegjezë, njoftoi Sky News të mërkurën.

Ministrja e Jashtme ruse ka thënë se kishte thirrur një përfaqësues të ambasadës japoneze në Moskë dhe i tha atij se tetë diplomatët duhet të largoheshin nga Rusia deri më 10 maj.

Vendimi është marrë pak javë pasi Japonia dëboi tetë diplomatë rusë, në përgjigje të aksioneve të Rusisë në Ukrainë, përfshirë vrasjen e civilëve.

Ministria e Jashtme norvegjeze ka deklaruar se ka qenë në dijeni që Rusia do t’i dëbonte të mërkurën tre diplomatë të saj, pasi Oslo zyrtare i ka dëbuar po ashtu tre diplomatë rusë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Ministrja e Jashtme norvegjeze, Anniken Huitfelt, u zotua se Norvegjia "do të vazhdojë të qëndrojë me aleatët dhe partnerët e ngushtë kundër agresionit të Rusisë dhe në mbështetjen për Ukrainën”.