Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Japonia dëbon tetë diplomatë rusë

ambasada ruse

Qeveria e Japonisë ka thënë se ka dëbuar tetë diplomatë rusë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, raportoi të premten AP.

Zëvendësministri i Jashtëm, Takeoi Mori, ka njoftuar ambasadorin rus Mikhail Galuzin për vendimin.

Shtetet evropiane kanë dëbuar dhjetëra diplomatë rusë pasi marrëdhëniet e tyre janë ngrirë pas luftës së Moskës kundër Ukrainës.

Evropa dhe SHBA-ja kanë sanksionuar edhe më tej Rusinë. Kryeministri japonez Fumio Kishida pritet të njoftojë sanksione të tjera kundër Rusisë sipas marrëveshjes së G7-s. Tashmë Japonia ka vënë sanksione, përfshirë ngrirjen e aseteve të top zyrtarëve rusë.