Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia i vendos sanksione kryeministrit të Japonisë

Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida

Ministria e Jashtme e Rusisë ka vendosur sanksioneve ndaj 63 japonezëve, përfshirë këtu edhe kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida, raporton “Sky News”.

Në listë pos Kishidas është edhe ministri i Jashtëm i Japonisë, Yoshimasa Hayashi dhe ministri i Mbrojtjes, Nobuo Kishi.

Atyre u është ndaluar hyrja në Rusi në një afat të pacaktuar.

Këto sanksione janë të ngjashme me ato që Rusia ia ka vendosur politikanëve amerikanë dhe britanikë, pasi që Perëndimi i vendosi sanksione të ashpra Rusisë si reagim ndaj pushtimit të Ukrainës.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, po ashtu janë në listën e të sanksionuarve.