Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida ka thënë se vendi do t’i sanksionojë oligarkët rusë dhe zyrtarët bjellorusë duke përfshirë edhe presidentin Alexander Lukashenko, pas pushtimit Ukrainës nga Rusia.
Në një konferencë për media të mbajtur të enjten, Kishida tha se Japonia do t’i ngrijë asetet e oligarkëve, si vazhdimësi e vendimit të së dielës për të suspenduar asetet financiare të presidentit rus, Vladimir Putin dhe pjesëtarëve tjerë të Qeverisë.
Japonia gjithashtu do të ndalojë edhe transaksionet e shtatë bankave kryesore ruse.
“Ne qëndrojmë me vendet e Perëndimit, që të marrim masat e nevojshme që të izolojmë Rusinë nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe ekonomia globale”, ka thënë ai.
Japonia gjithashtu do të vendosë sanksione në Bjellorusi, përfshirë edhe presidentin Lukashenko dhe zyrtarëve tjerë të lartë.
-
Japonia zgjeron sanksionet ndaj Rusisë, përfshin edhe kryeministrin
-
Rusia i vendos sanksione kryeministrit të Japonisë
-
Japonia sanksionon edhe 25 rusë të tjerë, ua ndalon eksportin 81 bizneseve
-
Japonia sanksionon 17 rusë të tjerë për shkak të pushtimit të Ukrainës
-
Japonia vendos sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë