Japonia i ka zgjeruar sanksionet ndaj Rusisë të martën, duke ngrirë asetet e më shumë se 130 njerëzve, përfshirë edhe kryeministrin, Mikhail Mishustin.
Sanksionet e reja synojnë tetë shtetas rusë dhe 133 anëtarë të Republikës Popullore të vetëshpallur të Donetsk dhe Republikës Popullore të Luhanskut në Ukrainën lindore, tha Ministria e Jashtme e Japonisë në një deklaratë, raporton CNN.
Lista përfshin Mishustinin, oligarkun Valdimir Bogdanv dhe anëtarët e familjes së oligarkut, Gennady Timshenko, sipas ministrisë. Ndërkohë, nuk është bërë e ditur nëse këta zyrtarë kanë asete në Japoni.
Që nga muaji mars, Japonia ka vendosur një sërë sanksionesh kundër Rusisë, përfshirë ngrirjen e aseteve të presidentit rus, Vladimir Putin dhe familjes së tij, në përgjigje ndaj nisjes së pushtimit të Ukrainës.
Rusia është kundërpërgjigjur duke vendosur po ashtu sanksione në Japoni, siç është ndalimi i hyrjes në Rusi të zyrtarëve japonezë, përfshirë kryeministrin e këtij shteti, Fumio Kishida.
-
Rusia i vendos sanksione kryeministrit të Japonisë
-
Japonia sanksionon edhe 25 rusë të tjerë, ua ndalon eksportin 81 bizneseve
-
Japonia sanksionon 17 rusë të tjerë për shkak të pushtimit të Ukrainës
-
Japonia vendos sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë
-
Japonia vendos sanskione ndaj oligarkëve rusë dhe zyrtarëve bjellorusë