Japonia është bërë shteti i radhës që ka vendosur sanksione kundër Rusisë pas veprimeve ndaj Ukrainës, raporton BBC.
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, ka thënë se do të ndalojë emetimin e bonove ruse në Japoni dhe po ashtu do të vendosë ndalim të vizave e do të ngrijë asetet për një numër të rusëve.
Kishida e ka quajtur vendimin e fundit të Moskës shkelje të sovranitetit të Ukrainës.
Ai ka paralajmëruar masa shtesë nëse situata përshkallëzohet.
Po ashtu edhe Kanadaja ka vendosur një pako të gjerë të sanksioneve ekonomike kundër Rusisë.
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka përshkruar veprimet e fundit të Rusisë në Ukrainë, si një pushtim i mëtutjeshëm i një shteti sovran.
Edhe
Rusia i vendos sanksione kryeministrit të Japonisë
“Ne do të ndalojmë gjithë kanadezët nga blerja e borxhit sovran rus. Dhe do të aplikojmë sanksione shtesë ndaj bankave ruse të mbështetura nga shteti Rus dhe po ashtu do të ndalojmë marrëveshjet financiare me to”, ka thënë Trudeau.
Edhe Australia ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.