Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shtetet evropianë dëbojnë dhjetëra diplomatë rusë

Disa shtete evropianë kanë njoftuar të martën se do të dëbojnë një numër diplomatësh rusë nga vendet e tyre – nga Holanda, Belgjika, Irlanda dhe Çekia, raportoi CNN të martën.

Sipas Ministrisë së Jashtme holandeze, Holanda ka dëbuar 17 zyrtarë të inteligjencës ruse. Ka thënë se vendimi u bazua në informacionin nga inteligjenca holandeze dhe shërbimet e sigurisë që i kanë vlerësuar zyrtarët rusë si kërcënim për sigurinë kombëtare.

“Ky hap u ndërmor në koordinim me shtetet tjera që kanë të njëjtin mendim”.

Ministria e Jashtme ruse konfirmoi se 17 diplomatë u dëbuan, sipas medias shtetërore ruse TASS

Belgjika ka thënë se po dëbon 21 diplomatë rusë të identifikuar se janë përfshirë në spiunazh, ka thënë Ministria e Jashtme e saj.

Irlanda dhe Çekia po ashtu dëbuan pesë diplomatë rusë. Irlanda katër dhe Çekia një diplomat.

Artikuj të ngjashëm