Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia dëbon dhjetëra diplomatë evropianë

Rusia, diplomatët evropianë, dëbime, Prill 2022

Rusia ka urdhëruar 31 diplomatë holandezë, belgë dhe austriakë që të largohen nga vendi si kundërpërgjigje e izolimit të Moskës nga vendet evropiane për shkak të luftës së saj në Ukrainë.

Ministria e Jashtme ruse ka shpallur “persona non-grata” 15 diplomatë nga Holanda dhe 12 punonjës të ambasadës belge, duke u dhënë atyre dy javë kohë për t’u larguar. Ndërsa katër diplomatëve austriakë, Rusia u ka dhënë afat deri të dielën që të largohen, raportoi të martën AFP-ja.

Vendimi i Rusisë është marrë pasi Holanda, Belgjika dhe Austria njoftuan për dëbimin e disa diplomatëve rusë. Ministria e Jashtme ruse e quajti vendimin e Holandës dhe të Belgjikës për dëbimin e zyrtarëve të Moskës të pabazë dhe provokues.

Më shumë dëbime priten pas vendimeve të Gjermanisë dhe Francës që secili të dëbojë 40 të dërguarit e Moskës.