Hungaria u ka kërkuar 10 diplomatëve rusë, të cilët "u përfshinë në aktivitete që janë të papranueshme për diplomatët sipas Konventës së Vjenës", të largohen nga vendi, ka deklaruar të martën ministrja e Jashtme, Anita Orban.
"Vendimi mbron sigurinë dhe sovranitetin e Hungarisë”, ka thënë ajo në një deklaratë në Facebook.
Ajo ka shtuar se vendimi nuk do të thotë se po ndërprehen marrëdhëniet diplomatike me Moskën.
"Kjo nuk nënkupton ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë. Hungaria synon të vazhdojë dialogun e nevojshëm, bazuar në respektin reciprok dhe respektimin e rregullave”, ka shtuar ajo.
Rusia ka reaguar menjëherë pas këtij njoftimi. Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, ka thënë për agjencitë shtetërore se reagimi ndaj siç e ka quajtur “lobit rusofob” në Budapest, do të jetë i ashpër dhe i dhimbshëm.
Ndërkohë, BE-ja e ka mbështetur vendimin. Zëdhënësi i Komisionit për çështjet e jashtme, Christian Wigand, ka deklaruar të martën se ky është një reagim i pritshëm, duke pasur parasysh siç ka thënë, fushatën e vazhdueshme të Rusisë për përdorimin e sulmeve hibride kundër BE-së dhe shteteve të saj anëtare.
-
Shqipëria refuzon kërkesën e Rusisë për largimin e diplomatëve nga Kievi
-
Shtetet e BE-së thërrasin ambasadorët rusë pas kërcënimeve të reja të Moskës
-
Hungaria kërcënon të bllokojë ndihmat e BE-së për Ukrainën
-
Orban: Kërcënimi i vërtetë për Hungarinë s’është Rusia por BE-ja
-
Orbani injoron partnerët e BE-së, i kërkon Putinit më shumë naftë dhe gaz