Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFilipinet shpallin emergjencë energjetike për shkak të luftës në Iran
Filipinet janë bërë vendi i parë në botë që shpall gjendje emergjente energjetike për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.
Presidenti Ferdinand Marcos Jr ka thënë se ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të mbrojtur sigurinë energjetike, duke përmendur "rrezikun e menjëhershëm që i kanoset disponueshmërisë dhe stabilitetit" të furnizimit me energji të vendit.
Lufta SHBA-Izrael me Iranin dhe mbyllja e Ngushticës së Hormuzit - një rrugë kyçe transporti detar - kanë dërguar valë tronditëse në tregjet globale të energjisë, duke shkaktuar mungesa dhe rritje çmimesh.
Filipinet importojnë 98% të naftës së tyre nga Gjiri, dhe çmimi i naftës dhe benzinës ka kaluar dyfishin në vend që nga shpërthimi i luftës më 28 shkurt.
Urdhri ekzekutiv i jep qeverisë autoritet ligjor për të vendosur masa që të sigurojë stabilitet energjetik dhe të mbrojë ekonominë. Një komitet është formuar për të mbikëqyrur shpërndarjen e naftës, ushqimit, ilaçeve dhe produkteve të tjera.
Qeveria po ashtu ka fuqi për të blerë drejtpërdrejt karburant dhe produkte nafte për të mbështetur furnizimet.
Urdhri do të mbetet në fuqi për një vit, përveç nëse tërhiqet ose zgjatet nga presidenti.
Irani emëron zyrtar të ri të lartë të Sigurisë pas vrasjes së Larijanit
Irani ka emëruar një sekretar të ri të këshillit të tij të sigurisë kombëtare për të zëvendësuar Ali Larijanin, i cili u vra në një sulm ajror javën e kaluar.
Mohammad Baqer Zolqadr është emëruar si zyrtari i lartë i sigurisë së vendit.
Zolqadr është një ish-komandant i Korpusit të Gardës Revolucionare dhe më parë ka mbajtur pozicione të larta sigurie.
Ai drejtoi selinë zgjedhore të fraksionit politik të linjës së ashpër, Frontit Popullor të Forcave Revolucionare Islamike.
Izraeli kërcënon Libanin se do t’ia bëjë si Gazës
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka deklaruar se ushtria izraelite do të shkatërrojë shtëpitë në jug të Libanit, ashtu siç bëri në Gaza, në atë që ai e përshkruan si një përpjekje të shtuar për të eliminuar militantët e Hezbollahut.
Katz tha se Izraeli do të zbatojë “modelet e Rafahut dhe Beit Hanounit”, duke iu referuar dy qyteteve kufitare në Gaza që u shkatërruan gjatë ofensivës në territorin palestinez.
Ai shtoi se ushtria nuk po kufizohet vetëm me shkatërrimin e infrastrukturës së Hezbollahut, por po shkatërron edhe shtëpitë në fshatrat libaneze pranë kufirit, të cilat, sipas tij, “shërbejnë praktikisht si baza terroriste”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ditë më parë ka kërkuar ndihmën e aleatëve perëndimor për të sulmuar Iranin, pas sipas tij, përbën kërcënim për të gjithë.
Irani sulmon Izraelin dhe shtetet e Gjirit edhe pse Trumpi tha se po bisedohet për fundin e luftës
Izraeli dhe shtetet e Gjirit Persik janë goditur të martën nga Irani, edhe pse presidenti amerikan, Donald Trump, tha një ditë më parë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në bisedime me Republikën Islamike për t’i dhënë fund luftës.
Madje Trumpi shtyu ultimatumin për Iranin që ta hapë Ngushticën e Hormuzit për anijet ose do të përballet me sulme mbi termocentrale. Shtyrja nga Trumpi ndikoi në uljen e çmimit të derivateve në botë.
“Asnjë negociatë s’është mbajtur me SHBA-në”, ka thënë kryeparlamentari iranian Mohammad Bagher Qalibaf, nëpërmjet një publikimi në “X”. Ai ka shtuar se “lajmet e rreme po përdoren për të manipuluar tregjet financiare dhe të derivateve”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ndërkaq ka thënë se Izraeli do të vazhdojë ta sulmojë Iranin dhe Libanin edhe pse SHBA-ja po mendon për armëpushim.
“Do të ketë edhe më shumë”, ka thënë ai.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka qenë duke biseduar për luftën këtë javë me homologët në Azerbajxhan, Egjipt, Oman, Pakistan, Rusi, Kore të Jugut, Turqi e Turkmenistan, sipas zyrës së tij.
Ndërkaq të martën, Irani ka sulmuar Iranin me raketa. Në Tel-Aviv, një raketë dyshohet se goditi në qendër të qytetit.
Si pasojë e luftës, nafta ka mbërritur në çmim prej më shumë 100 dollarësh për fuçi, duke shënuar rritje prej 40 për qind prej fillimit të luftës më 28 shkurt.