Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kremlini e quan “trillim” bisedën e Putinit me Trumpin

Vladimir Putin, Donald Trump

Foto: Associated Press

Kremlini ka mohuar të hënën raportet se presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin ditët e fundit.

Për më tepër, Kremlini ka thënë se Putini nuk ka ende plane konkrete për të zhvilluar bisedë me Trumpin, raporton Reuters.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazeta “Washington Post”, raportoi e para se telefonata kishte ndodhur, duke cituar burime të paidentifikuara. Sipas gazetës, Trumpi i kishte thënë Putinit se ai nuk duhet të përshkallëzonte luftën në Ukrainë.

"Kjo është krejtësisht e pavërtetë. Ky është trillim i pastër, është thjesht informacion i rremë”, u ka thënë gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. 

“Nuk ka pasur asnjë bisedë. Ky është shembulli më i dukshëm i cilësisë së informacionit që po publikohet tani, ndonjëherë edhe në media mjaft me reputacion”, ka shtuar Peskov.

I pyetur nëse Putini kishte plane për ndonjë kontakt me Trumpin, Peskov ka deklaruar se nuk ka ende plane konkrete.

LEXO EDHE: