Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se është “shumë i pakënaqur” me bisedën telefonike që pati një ditë më parë me presidentin rus Vladimir Putin, e cila nuk solli asnjë përparim drejt përfundimit të luftës në Ukrainë.
“Është një situatë shumë e vështirë. Ju e dini që jam shumë i pakënaqur me bisedën me presidentin Putin. Ai dëshiron të shkojë deri në fund, të vazhdojë vrasjen e njerëzve, dhe kjo nuk është mirë”, ka thënë Trump para gazetarëve në bordin e avionit presidencial “Air Force One”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi la të kuptohet se mund të jetë i gatshëm të ashpërsojë sanksionet ndaj Rusisë, pasi i kishte shmangur ato gjatë gjashtë muajve të fundit në përpjekje për ta bindur Putinin që ta ndalë luftën.
“Folëm shumë për sanksionet”, u shpreh Trump për bisedën me Putinin, duke shtuar se presidenti rus “e kupton që kjo mund të ndodhë.”
Trump shtoi gjithashtu se ka pasur një “bisedë shumë strategjike” me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të premten, në një kohë kur në Kiev po rriten shqetësimet për dërgesat e ndihmës ushtarake nga Shtetet e Bashkuara.