Komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura ukrainase, Oleksandr Syrskyi, ka thënë se forcat e Ukrainës nuk janë në rrezik të rrethimit në rajonin e Kurskut në Rusi, krahas raporteve për një kundërofensivë të fundit nga forcat ruse, ku u tha se u përfshinë edhe ushtarë nga Koreja e Veriut.
“Krahas përfshirjes së një numri të konsiderueshëm të trupave ruse në ofensivë, të përforcuara nga këmbësoria e Koresë së Veriut, armiku po pëson humbje të konsiderueshme në fuqi punëtore dhe pajisje”, ka thënë ai, raportoi të hënën TheGuardian.
Ushtria ruse pretendon se forcat e saj janë pranë rrethimit të mijëra trupave ukrainase që luftojnë në territorin rus të Kurskut.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur të hënën në Arabinë Saudite për bisedime me Mohammed bin Salman, qeveria e të cilit ka luajtur rol ndërmjetëses mes Ukrainës e Rusisë.
-
Gjenerali më i lartë i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
-
Ushtria ukrainase: Kemi ndaluar avancimin e Rusisë në Sumy
-
Rusia ka mbledhur 50.000 trupa në kufirin verior të Ukrainës, thotë Zelensky
-
Luftime të rrepta në disa pozicione, Zelensky: Po mbrojmë tokën tonë
-
Ushtarët ukrainas në Kursk nuk janë të rrethuar, pavarësisht pretendimeve të Putinit dhe Trumpit