Komandanti i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskyi, paralajmëroi të shtunën për mundësi të një ofensive të re ruse në rajonin e Kharkivit, një zonë në verilindje të Ukrainës që është përballur me luftime të ashpra që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022.
Këtë verë, Moska po avancon ngadalë në disa pjesë të vijës së frontit, duke sulmuar vazhdimisht me shumë ushtarë, në përpjekje për të përfituar nga epërsia që ka në trupa dhe armë, raporton Reuters.
Trupat ruse kanë hyrë tashmë edhe në rajonin verior të Ukrainës, Sumy, ku kanë krijuar një prani të vogël në territorin ukrainas gjatë muajve të fundit.
Në një postim në aplikacionin Telegram, Syrskyi shkroi se ka kaluar dy ditë duke punuar me njësitë ushtarake në rajonin e Kharkivit.
Ai tha se gjatë kësaj kohe ka biseduar me komandantët, ka studiuar situatën në terren dhe ka vlerësuar nevojat e trupave që ndodhen aty.
“Rusët po përpiqen të avancojnë me numra, por ne duhet të jemi të përgatitur, të përdorim zgjidhje taktike dhe teknologjike të përshtatshme për të mos i lejuar ata të përparojnë”, ka deklaruar Syrskyi.
-
Putini urdhëron zgjerimin e zonës neutrale në Ukrainë në vitin 2026
-
Zelensky paralajmëron sulme të reja thellë brenda Rusisë
-
Ukraina pret që Rusia t’i ashpërsojë sulmet pas takimit Trump-Putin
-
Zelensky: Rusia po përgatitet për ofensivë të re ushtarake
-
Ushtria ukrainase: Kemi ndaluar avancimin e Rusisë në Sumy