Kina ka zëvendësuar ministrin e Mbrojtjes, gjeneralin Li Shangfu, i cili nuk është parë në publik për gati dy muaj, kanë njoftuar mediumet lokale të martën, transmeton agjencia “AP”. Nuk janë dhënë informata të mëtutjeshme.
Li është zyrtari i dytë i lartë kinez që zhduket nga sytë e publikut këtë vit, pas zhdukjes së ish-ministrit të Jashtëm, Qin Gang. Gang ishte larguar nga posti në korrik pa ofruar shpjegime.
Li Shangfu, që ishte bërë ministër i Mbrojtjes në mars, nuk është parë në publik që kur mbajti fjalim më 29 gusht. Nuk ka indikacione se zhdukjet e Qin Gangut dhe Li Shangfus tregojnë për një ndryshim të politikave të jashtme dhe të mbrojtjes së Kinës.
Li Shangfu është nën sanksione të SHBA-së në lidhje me tregti të armëve me Rusinë.
Transmetuesi kinez “CCTV” ka njoftuar se Li Shangfu dhe Qin Gang janë larguar nga Këshilli i Shtetit, që është kabineti qeveritar i Kinës. Kjo praktikisht nënkupton fundin e karrierës së tyre politike. Por, është e paqartë nëse përballen me ndonjë ndjekje penale. CCTV njoftoi po ashtu për emërimin e Lan Fo’anit si ministër i Financave dhe Yin He’junit si ministër i Shkencës dhe Teknologjisë.
-
“Zhdukja” e çuditshme e zyrtarëve të lartë kinezë
-
Kina shkarkon ministrin e Jashtëm pak muaj pas emërimit
-
Kina u jep dënime me vdekje me kusht dy ish-ministrave të Mbrojtjes
-
Xi Jinping zëvendëson liderët e forcës elitare bërthamore të Kinës
-
Ministri i Mbrojtjes i Kinës: Lufta me SHBA-në, katastrofë e papërballueshme për botën