Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ministri i Mbrojtjes i Kinës: Lufta me SHBA-në, katastrofë e papërballueshme për botën

Ministri i Mbrojtjes i Kines, Li Shangfu

Ministri i Mbrojtjes i Kinës, gjenerali Li Shangfu, ka thënë se një luftë me SHBA-në do të ishte “katastrofë e papërballueshme” për botën. Li e ka thënë këtë në fjalimin e tij të parë të madh që kur e mori detyrën e ministrit të Mbrojtjes, raporton BBC.

Në një samit të sigurisë, Li Shangfu tha se “disa shtete” po e intensifikojnë garën e armëve në Azi.

Por, ai ka thënë se bota është mjaftueshëm e madhe për Kinën e SHBA-në, dhe se dy superfuqinë duhet të kërkojnë fusha të përbashkëta.

Më herët SHBA-ja pretendoi për një manovër të rrezikshëm të një anije ushtarake kineze në afërsi të një anije luftarake të SHBA-së në Rripin e Tajvanit.

Të shtunën Ushtria e SHBA-së tha se anija kineze bëri një veprim të rrezikshëm në afërsi të një anije luftarake amerikane dhe një kanadeze.

Edhe Hegseth alarmon për rritjen e forcave ushtarake të Kinës Botë Hegseth alarmon për rritjen e forcave ushtarake të Kinës

Kina ka kritikuar të dy shtetet “se po provojnë qëllimshëm”.

Gjenerali Li e ka akuzuar SHBA-në për “mentalitet të Luftës së Ftohët” dhe ka thënë se “po e rrezikon sigurinë”. Li po fliste në Dialogun Shangri-La në Singapor, që është një takim vjetor i sigurisë për rajonin Azi-Paqësor.