Kur COVID-19 mbërtheu lagjen Nangli Vihar të New Delhit në Indi, numri i të vdekurve nuk vendosi kurrfarë rekordi. Lagjja nuk ishte më e varfra, më e goditura apo më e ngarkuara me njerëz në qytet. Për këtë mund të ketë qenë cilado rrugë në New Delhi. Por, me virusin që depërtoi në çdo shtëpi, spitalet që u mbushën plot me të sëmurë dhe me heshtjen e qeverisë, frika filloi ta përthekonte vendin. Njerëzit mbyllën dyert, duke shembur shumë marrëdhënie me të cilat krenohet një lagje
Asha kujdesej për qejfin e krejt lagjes. 54-vjeçarja që këmbëngulte të thirrej me këtë emër u kujdes për fqinjët kur dergjeshin në shtrat. Mbolli pemë lart e poshtë lagjes. Ishte e afërt me të gjithë atje në treg.
Kur COVID-19 mbërtheu edhe lagjen Nangli Vihar të Ashas, numri i të vdekurve nuk vendosi kurrfarë rekordi. Lagjja nuk ishte më e varfra, më e goditura apo më e ngarkuara me njerëz në qytet. Për këtë mund të ketë qenë cilado rrugë në New Delhi.
Mirëpo, kur virusi nisi të trokiste në secilën derë shtëpie, nxiti më shumë sesa mortjen. Me spitalet plot të sëmurë dhe heshtjen e qeverisë, frika filloi ta përthekonte vendin. Njerëzit mbyllën dyert, duke shembur shumë marrëdhënie me të cilat krenohet një lagje.
New Delhi ka nisur të rihapet pasi u përball me një prej valëve më vdekjeprurëse të pandemisë në botë. Gazeta prestigjioze New York Times për disa javë ka qëndruar me banorët e blloqeve të ngushta në Nangli Vihar, teksa kanë nisur të mposhtin frikën dhe izolimin – shpesh edhe nga humbjet prej më të rëndave.
“Kur Asha u sëmur muajin e kaluar, i biri Pankaj Rajput shpenzoi rreth 400 mijë rupi ose rreth 5 mijë dollarë amerikanë për trajtimin e saj. Siguroi një shtrat, oksigjen, ilaçe dhe plazmë, shpesh duke paguar në tregun e zi dy-trefish më shumë sesa zakonisht. Dëshpërimi i tij ishte i zakonshëm në periudhën kur spitalet ishin të stërmbushura”, shkruan gazeta njujorkeze.
Edhe
Rrezik nga epidemia – Azia merr masa ndaj virusit Nipah
Asha, sipas New York Times, u vaksinua tri javë para se të infektohej. Mirëpo, mjekët e spitalit të afërt nuk mundën ta shpëtonin.
Frika e fqinjëve
Teksa kujdeset për kopshtin e dashur të kuzhinës së nënës, Rajput thotë se ndihej i braktisur nga fqinjët kur nëna i gjendej në shtrat.
“Në vend se të na ndihmonin, i mbyllën krejt dyert”, thotë ai.
Kur virusi dhe vdekja kapluan krejt lagjen, shumë banorë mbetën të vetmuar. Qyteti u izolua. Qeveria ndihmonte fare pak. Punëtorët imigrantë humbën punën dhe u larguan në drejtim të fshatrave të tyre me qindra milje larg. Ata nuk mund ta paguanin qiranë dhe mezi ushqeheshin.
Akhilesh Kumar Sharma, marangoz dhe punëtor emigrant nga shteti verior i Uttar Pradeshit, doli vullnetar për të ndihmuar. Sharma çdo ditë çonte ushqim dhe ilaçe te familja e sëmurë në Nangli Vihar.
“Nuk e di përse po ndihmoja”, thotë ai. “Tmerrohesha nga virusi. Por, nëse nuk mund ta ndihmoj dikë, çfarë vlere ka kjo jetë?”
Sharma kujton ditët më të këqija të para disa javëve.
“Njerëzve u merrej fryma brenda shtëpive të tyre. Dhjetëra trupa të pajetë u shfaqën njëri pas tjetrit në rrugë. Banorët e infektuar u radhitën jashtë klinikës së mjekut që aty pranë kishte edhe dyqanin”, shkruan gazeta New York Times.
“Mendova: ‘Çfarë po ndodh me botën? Njerëzit thjesht po vdisnin si peshqit’”, thotë Sharma. “Të gjithë ishin të frikësuar. Ishte sikur këta njerëz papritmas të ishin të paprekshëm”.
“Njerëzit thonë: ‘Ne besojmë në Zot dhe ai do të rregullojë gjithçka’. Ama, kur dikush sëmuret, Zoti nuk do të vijë për të ndihmuar. Do të jemi ne, fqinjët”, thotë Sharma.
Ndihma nuk mund t’i zëvendësojë pagat e humbura dhe furnizimet e pakta. Frika ende mbizotëron, vlerëson gazeta The New York Times.
Mukesh Diwakar, farkëtar që mbijeton duke vendosur dyer dhe dritare metalike, është i papunë tash e dy muaj. Familja e tij 7-anëtarëshe ka mbijetuar kryesisht me punëdore. Shpesh detyrohen të rrinë të uritur.
“Të gjithë këtu janë të vetmuar”, thotë Diwakar për New York Times. “Shumë njerëz po vdesin të vetmuar, pa askënd pranë tyre. Shumë të tjerë nuk kanë as bukë për të ngrënë. Më mirë është të vdesësh sesa të jetosh kështu”.
Poshtë rrugës, Shanno shet enë prej balte. Një enë të madhe e shet për 80 centë, ndërsa ato të voglat për 40 centë. Për gazetën New York Times thotë se ka ndier jashtëzakonisht shumë ftohtësinë e fqinjëve.
“Shumë njerëz nuk pranojnë të dalin jashtë nga frika se mos kapen nga virusi. Por, zonja Shanno me dëshpërim kërkon pak para. Çdo ditë ka hapur dyqanin e enëve prej balte”, shkruan NYT.
“Kam frikë të kërkoj edhe ndihmë. Ata thonë: ‘Plaka do ta sjellë koronavirusin’”, thotë Shanno 70-vjeçare.
Gazeta amerikane vlerëson se stigma rreth COVID-19 është një prej shumë arsyeve pse statistikat zyrtare të vdekjeve nuk janë të sakta. Disa njerëz shmangin testimin nga frika e turpërimit që mund të krijohet shkaku i rezultatit pozitiv të testit.
“Kur një anëtar i familjes vdes, të tjerët i fshehin simptomat”, shkruan “The New York Times”.

Prifti zjarrndezës
Dayanand Kaushik është një prift hindus që tash e 22 vjet është përkujdesur për djegien e trupave të vdekur. Telefoni i tij nuk rresht së cingëruari. I thotë lutjet dhe i bën përgatitjet për ritualet hinduse me lule dhe ujë të shenjtë nga lumi Ganges.
Në muajin prill, prifti Kaushik punoi 20 orë në ditë. Dita-ditës radhiteshin më shumë trupa për t’u djegur. Numri u dyfishua e vetëm pak ditë më vonë u trefishua. Brenda një dite, Kaushiku me punëtorët e tjerë dogjën 22 trupa të të vdekurve nga koronavirusi.
Edhe
Aurak Dandila, fshati që u bë varrezë
“Disa ditë atij i është dashur t’i kthente prapa të afërmit e pikëlluar. U kërkoi që trupin ta sillnin të nesërmen. Ditëve të tjera ai pa trupat e vdekur që ishin lënë para derës së shtëpisë. Këta trupa i linin njerëzit që kishin frikë se do të infektoheshin me koronavirus”, shkruan New York Times.
Ai thotë se shumë njerëz gënjejnë për simptomat. “Ata thonë: ‘Vdiq nga astma, nga sulmi në zemër ose kanceri’”.
Anëtarët e familjes refuzuan t’i çonin të afërmit e sëmurë në spitale nga frika për t’i parë brenda tmerrit. Kaushik thotë se shumica vendosën t’i trajtonin të afërmit në shtëpi. Edhe ashtu, spitalet ishin të stërmbushura.
“Jam i pafuqishëm. Ata janë të pafuqishëm”, thotë shkurt Kaushik.
“Nëse unë nuk do t’i digjja, kush do ta bënte? Zemra më thotë se duhet të bëj gjithçka për t’ia lejuar shpirtit largimin nga trupi”, shton prifti.
Politikanët e strukur
Më poshtë rrugës, Radhe Shyam, përfaqësues lokal i partisë në pushtet Aam Aadmi, u infektua me koronavirus në muajin nëntor. Thotë se krejt partitë politike në Indi dështuan në sytë e banorëve të lagjes.
“Modi tha se do të merrnim ushqim, por askush nuk u ushqye sepse nuk kishin karta racioni”, thotë Shyam, 45-vjeçar, duke iu referuar kryeministrit Narendra Modi. Por, ajo që e lëndoi më shumë ishte të shihte mënyrën se si politikanët braktisën njerëzit, veçanërisht të varfrit.
Anëtari lokal i Asamblesë Legjislative, Gulab Singh, i cili përfaqëson lagjen si anëtar i partisë Aam Aadmi, nuk është parë gjëkundi tash e një vit.
“As telefonin nuk e hap”, thotë Shyam për zyrtarin Singh.
Në një intervistë për gazetën amerikane, Singh ka thënë se nuk ka mundur të vizitonte lagjen pasi ka qenë shumë i zënë me zgjerimin e partisë në shtetin Gujarat. Anëtarët e partisë po planifikojnë ta nisin shpërndarjen e ushqimit në Nangli Vihar brenda pak ditësh.
Dita dhe nata
Lagjja që është e shkretë gjatë gjithë ditës ngjallet netëve të së martës dhe së premtes, atëherë kur hapet pazari. Tezgat me ngjyra neoni shesin gjithçka, prej brekëve e deri te perimet.
“Gjatë pjesës tjetër të javës shumica e dyqaneve në lagje janë të mbyllura nga izolimi. Vetëm një shesh urban ka më shumë se një duzinë dyqanesh – prej pajisjeve e deri te dyqanet që shesin balona”, shkruan New York Times.
Por, ka gjithnjë e më pak blerës. Biznesi i qumështit, burimi kryesor i të ardhurave për shumë banorë të Nangli Viharit, ka rënë përgjysmë.
Meera Devi, 28-vjeçar, ka shitur perime në tregun e rrugës qëkurse humbi punën e saj si roje sigurie vitin e kaluar, kur fillimi i koronavirusit shtyu qeverinë ta vendoste izolimin mbarëkombëtar.
E irrituar pas një mbrëmjeje të vështirë duke u përpjekur t’i shesë prodhimet e saj, ajo u dha ushqim lopëve më shumë se 50 funte. Mirëpo, nuk e ka ndërmend të ndalet. “A nuk jam e frikësuar nga virusi?”, pyet ajo. “Jam shumë e frikësuar, por nuk kam tjetër çare”.
Nëpër rrugë, Royal Book Depot shet fletore, stilolapsa dhe lidhëse unazash. Ajay Pal Singh, pronari dhe e gjithë familja e tij u infektuan me koronavirus gjatë muajit prill. Disa javë më vonë, fqinji i tij përballë, Ajit Jain, u sëmur keq.
“Pothuajse një javë më vonë, kur Jain po dilte nga spitali, familja e tij nuk gjeti askënd që ta ngiste makinën e tyre për ta sjellë në shtëpi. Singh, që gati e kishte kaluar virusin, doli vullnetar për ndihmë. Mendova: ‘Përse nuk mund ta ndihmoj dikë?’”
Vetëm një bllok tutje, në rrugën numër 3, është një tempull hindu. Satya Prakash Vashisht, prifti 72-vjeçar që drejton tempullin, thotë se shumë banorë i kanë kërkuar këshilla.
“Njerëzit janë fort të frikësuar”, thotë ai. “Besimi i tyre te vetja dhe te e ardhmja është rrënuar krejt”.
Vashisht thotë se ka punuar me njerëzit e lagjes kur ata kanë humbur më të dashurit e tyre. “Ata më pyesin: ‘Kur do të përfundojë kjo sëmundje? Si do të duket e ardhmja?’”
Edhe
“S’kisha parë njerëz të buzëqeshur derisa mbërrita në Mbretërinë e Bashkuar”
Vashisht ka vetëm heshtjen për këtë pyetje. “Nuk jam në gjendje t’u ndihmoj”, thotë ai. “Thjesht nuk mundem”.
Përgatiti: Gent Mehmeti