Fenerbahçe dhe Roma kanë marrë nga një pikë në nisje të edicionit në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e së enjtes, e para e fazës së ligës në Champions për të dyja skuadrat, u mbyll 1:1.
Muriqi luajti për 72 minuta por nuk la gjurmë. Në pjesën e parë pati shumë duele me qendërmbrojtësin Evan N’Dicka. Në pjesën e dytë lëshoi rast të artë. I vetëm përballë portierit kundërshtar, nuk arriti të realizojë në minutën e 52-të.
Bryan Cristante shënoi për Romën në minutën e 39-të, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Archie Brown, tre minuta pas pushimit.
Mbyllet ndeshja për Muriqin, zëvendësohet me Aydinin
Ndeshja për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, është mbyllur në minutën e 72-të.
Sulmuesi i Fenerbahçes është zëvendësuar me Oguz Aydinin. Në lojë ka hyrë edhe Romelu Lukaku.
Rezultati mes Fenerbahçes e Romës është ende 1:1.
Muriqi shpërdoron rast shumë të mirë
Vedat Muriqi ka shpërdoruar rast të artë në minutën e 52-të.
Ai doli i vetëm përballë portierit kundërshtar Svilar, por nuk realizoi gol për 2:1.
Fenerbahçe e barazoi rezultatin me të nisur pjesa e dytë në 1:1.
Archie Brown shënoi në minutën e 48-të.
FENERBAHÇE, ROMA KALESİNE YÜKLENİYOR!
N'Golo Kante mükemmel taşıdı topu, pasında Vedat Muriqi karşı karşıya pozisyonu değerlendiremedi. https://t.co/xYDl8WOdzK
— Gol ve pozisyon izle (@Golizliyorum3) September 10, 2026
Mbyllet pjesa e parë në Stamboll, Muriqi pak aktiv
Vedat Muriqi nuk shfaqi shumë ndaj Romës në pjesën e parë.
Ai pati shumë duele me qendërmbrojtësin Evan N’Dicka, por nuk ka rrezikuar portën e Romës që shkoi në pushim me epërsi prej një goli.
Mbrojtësi dhe kapiteni Bryan Cristante, realizoi nga distanca për 1:0 në minutën e 39-të. Me këtë rezultat edhe u mbyll pjesa e parë.
Muriqi i prin sulmit të Fenerbahçes në duelin ndaj Romës
Fenerbahçe që kthehet në Ligën e Kampionëve pas një kohe të gjatë, do ta ketë Vedat Muriqin në krye të sulmit për duelin e parë të fazës së ligës.
Ndeshja Fenerbahçe – Roma nis në orën 18:45.
Sulmuesi i Kosovës në sulm, përkrah do ta ketë Bartug Elmazin.
Roma do të luajë me tre sulmues.
Formacioni i Fenerbahçes:
Ederson, Mert Muldur, Ake, Shkriniar, Brown, Greenwood, Ismail Yuksek, Kante, Kerem Akturkoglu, Bartug Elmaz, Muriqi
Formacioni i Romës:
Svilar, Hermoso, N’Dicka, Mancini, Wesley França, Kone, Cristante, Rensch, Soule, Malen, Dybala

Muriqi mbetet pa trajner, Kartal jep dorëheqje në konferencë për media
Trajneri i Fenerbahçes, Ismail Kartal, ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të skuadrës së madhe turke.
Kartal dha dorëheqje në konferencën për shtyp, vetëm pak minuta pas barazimit 1:1 me Romën në Ligën e Kampionëve.
65-vjeçari ka qenë në krye të klubit për tre muaj dhe ishte periudha e katërt në krye të kësaj skuadre.
“Po jap dorëheqje nga kjo pozitë edhe pse ka kohë. Po dorëhiqem për të mos u kthyer kurrë. Kam qenë këtu për tre muaj. Nga fillimi i sezonit deri sot, stërvitjet dhe kampet që kam zhvilluar me lojtarët e mi... Presidenti jonë dhe menaxherët janë munduar të na ndihmojnë në çdo mënyrë. Kanë qenë ditë të mrekullueshme. Nga kjo mbrëmje, i përgëzoj lojtarët e mi dhe jap dorëheqje nga pozita ime. Dua t’i falënderoj tifozët e mi, stafin e medias dhe pjesën tjetër të stafit, dhe të gjithë që më kanë përkrahur deri sot. E kam marrë vendimin për ta shtruar rrugën për klubin tim. E kemi marrë këtë vendim si ekip”, ka deklaruar Kartal.
Te Fenerbahçe luan Vedat Muriqi. Madje Kartal ka qenë admirues i madh i sulmuesit të Kosovës.