Si lojtar i West Ham Unitedit dhe Watfordit, Valon Behrami, ka luajtur shumë ndeshje në stadiumin ikonik të Liverpoolit “Anfield”.
Por ish-mesfushori shqiptar, thotë se asnjëherë nuk e ka ndier atmosferën e krijuar nga shikuesit e Liverpoolit në “Anfield”. Ai ka thënë se në “Anfield” është dridhur nga të ftohtit, por jo nga atmosfera.
“Të gjithë flasin për këtë atmosferë, por unë nuk e di, nuk e kam vënë re kurrë. Ata këndojnë në fillim dhe pastaj... në Itali gjen 15 stadiume me një atmosferë të zjarrtë. Catania? Është shumë nxehtë, 100 %. Ata gjithmonë flasin për të, sepse ka një këngë në fillim, por unë nuk kam ndierë kurrë asgjë. Të dridhurat? Po, po, por nga të ftohtit, sepse gjithmonë është ftohtë atje”, ka thënë ish-mesfushori legjendar i Zvicrës për “RSI Sport”.
Behrami 41-vjeçar ka një rol drejtues në Watford. Ai punon si drejtor sportiv në skuadrën angleze.
Krahas periudhës në Angli, Behrami karrierë të madhe si futbollist ka bërë edhe në Itali, Gjermani dhe Zvicër.
Ai shquhej për angazhimin e madh në mesin e fushës dhe për vrapimet e vazhdueshme. Krahas West Ham United dhe Watford, Behrami ka luajtur për skuadra si Lugano, Genoa, Verona, Lazio, Fiorentina, Napoli, Hamburg, Udinese, Sion, Genoa e Brescia. Për Zvicrën i luajti 83 ndeshje dhe i realizoi dy gola. Ishte reprezentues i Zvicrës nga viti 2005 deri në vitin 2018.
Edhe
Shaqiri kthen kujtimet pozitive para ndeshjes me Barçën
I ka luajtur 259 ndeshje në Serie A, 106 në Premier Leauge, 22 në Bundesliga dhe dhjetë në Ligën e Kampionëve.
Me Napolin e fitoi Kupën e Italisë në vitin 2014.