Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kur lojtari i Izraelit e krahasonte fushën në “Fadil Vokrri” me “stallë derrash”

Milot Rashica

Nga ndeshja e kaluar e Kosovës me Izraelin bujë kishte bërë edhe një deklaratë e lojtarit të njohur të Izraelit, Eran Zahavi.

Zahavi ishte paraqitur 90 minuta për Izraelin në atë ndeshje të 12 nëntorit 2023 në “Fadil Vokrri”. Tashmë i ka dhënë fund karrierës ndërkombëtare.

“Ishte më shumë stallë derrash se fushë futbolli”, kishte thënë Zahavi për fushën në stadiumin në Prishtinë.

“E kemi ditur se nuk do të jetë lehtë në secilën situatë dhe nuk morëm pikë sonte”, kishte shtuar futbollisti izraelit. 

Për gjendjen e fushës së stadiumit kishte kritika edhe nga lojtarët e Kosovës. Por Zahavi bëri krahasim të papranueshëm.