Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka vendosur që Baton Zabërgjan, Vesel Demakun e Leard Sadriun t’i lë jashtë 23-shes për ndeshje ndaj Izraelit, që luhet sonte nga ora 20:45.
Vendimi më befasues padyshim që është anësori Zabërgja. 25-vjeçari u aktivizua në dy ndeshjet paraprake, ndaj Irlandës dhe Austrisë. Por kësaj radhe ka mbetur në tribuna.
Demaku e Sadriu nuk kanë luajtur në këtë grumbullim.
Për ndeshjen me izraelitët, në skuadër është kthyer Leon Avdullahu të cilit iu desh të largohej për një ditë.
Kosova luan në Debrecen me Izraelin, pasi mposhti Irlandën në Prishtinë dhe humbi në udhëtim tek Austria në kuadër të Ligës B të Ligës së Kombeve.