Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Foda lë në tribuna katër lojtarë

Kosova

Mbrojtësi Leard Sadriu dhe mesfushorët Vesel Demaku, Lindon Emërllahu e Meriton Korenica do ta ndjekin nga tribuna ndeshjen mes Kosovës dhe Irlandës, e cila luhet sot në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Trajneri Franco Foda e ka dorëzuar në UEFA listën me 23 lojtarët që do të jenë pjesë e ekipit për ndeshjen me Irlandën.

Katërshja nuk janë përfshirë në listë. 

Kosova do t’i luajë edhe tri ndeshje të tjera brenda dy javëve. Të dielën udhëton në Austri, të enjten e ardhshme përballet me Izraelin teksa të dielën tjetër e pret Austrinë. 

Dardanët janë pjesë e Ligës B të Ligës së Kombeve për herë të parë.