KOHA.net

Поддржете го TIME. Зачувајте ја вистината.
фудбал

Фода остава четворица играчи на трибините

Косово

Mbrojtësi Leard Sadriu dhe mesfushorët Vesel Demaku, Lindon Emërllahu e Meriton Korenica do ta ndjekin nga tribuna ndeshjen mes Kosovës dhe Irlandës, e cila luhet sot në “Fadil Vokrri” nga ora 20:45 në kuadër të Ligës së Kombeve.

Trajneri Franco Foda e ka dorëzuar në UEFA listën me 23 lojtarët që do të jenë të gatshëm për Irlandën.

Katërshja nuk janë përfshirë në listë. 

Kosova do t’i luajë edhe tri ndeshje të tjera. Të dielën udhëton në Austri, të enjten e ardhshme përballet me Izraelin teksa të dielën tjetër e pret Austrinë. 

Dardanët janë pjesë e Ligës B të Ligës së Kombeve për herë të parë.