Ambientalisti dhe aktivisti kundër vaksinave, Robert F. Kennedy Jr ka konfirmuar se do të garojë për president të SHBA-së si kandidat i pavarur teksa është tërhequr nga gara brenda partisë demokrate.
Kennedy ka thënë se kështu ka deklaruar pavarësinë nga korporatat, mediat dhe dy partitë kryesore të SHBA-së.
Kennedy, anëtar i një prej familjeve më të famshme të demokratëve në politikë, më shumë favorizohej nga republikanët sesa demokratët, por është e paqartë nëse përkrahjen republikane do ta merrte nëse do të garonte edhe kundër Donald Trumpit.
Aleatët e presidentit Joe Biden kanë thënë se fushata e Kennedyt nuk është serioze.
Artikuj të ngjashëm
-
Kandidati i tretë për president të SHBA-së tërhiqet dhe mbështet Trumpin
-
Trumpi shton sulmet personale ndaj kandidatit të pavarur
-
Nipi i ish-presidentit të SHBA-së sfidon Bidenin për zgjedhjet e ardhshme
-
Sekretari i Shëndetësisë në SHBA shkarkon anëtarët e Komitetit këshillues për vaksina
-
Robert Kennedy Jr. konfirmohet si sekretar i Shëndetësisë në SHBA