Senati amerikan ka konfirmuar të enjten zgjedhjen e Robert F Kennedy Jr. për pozitën udhëheqëse si drejtor i Departamentit për Shërbime Shëndetësore dhe Njerëzore. Ky ishte njëri nga propozimet më të kontestuara të presidentit Donald Trump, shkruan BBC.
Ish-kandidati presidencial do të kryesojë departamentin i cili ka afërsisht 80,000 punëtorë dhe buxhet prej triliarda dollarësh. Ligjvënësit e të dy partive kishin ngritur pikëpyetje për bindjet e tij pseudoshkencore dhe skepticizmin mbi vaksinat e COVID-19.
Por të enjten, Kennedy u konfirmua me një diferencë të votave 52-48. Asnjë anëtar i Partisë Demokratike nuk e përkrahu zgjedhjen e tij. Konfirmimi i tij shënon tjetër fitore për ekipin e presidentit Trump.
Kennedy është zgjedhja e dytë që konfirmohet këtë javë pas Tulsi Gabbard, një tjetër propozim i kontestuar i presidentit Donald Trump për pozitën e drejtorit të Sigurisë Kombëtare.
-
Trumpi e nominon për sekretar të Shëndetësisë dyshuesin për vaksinat anti-COVID
-
Sekretari i Shëndetësisë në SHBA shkarkon anëtarët e Komitetit këshillues për vaksina
-
Asociacioni Amerikan i Shëndetit Publik kundërshton emërimin e Kennedyt
-
Nominimi i Kennedyt për sekretar të Shëndetësisë nxit kritika në SHBA
-
Rubio zyrtarisht sekretar i Shtetit në SHBA