Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nipi i ish-presidentit të SHBA-së sfidon Bidenin për zgjedhjet e ardhshme

Robert F Kennedy Jr ka paraqitur dokumentet zgjedhore për të kandiduar për president të SHBA-së në vitin 2024 si demokrat.

69-vjeçari është djali i senatorit të vrarë, Robert F Kennedy, dhe nipi i presidentit John F Kennedy.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kennedy është një aktivist i hapur kundër vaksinave, raportoi BBC.

Të dyja partitë, demokratike dhe republikane, zhvillojnë garat e tyre - të quajtura paraprake - për të gjetur kandidatin e tyre presidencial.

Presidenti amerikan Joe Biden ka dhënë indikacione se do të kandidojë për rizgjedhje, megjithëse ende nuk e ka deklaruar zyrtarisht kandidaturën e tij.

Muajin e kaluar, një tjetër demokrate, Marianne Williamson, hyri në garë për kandidate.