Botë

Katër të vrarë dhe shumë të rrëmbyer nga sulmi i dytë i rebelëve Houthi në Detin e Kuq

Houthi

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë gjashtë anëtarë të ekuipazhit të gjallë nga Deti i Kuq pasi militantët Houthi sulmuan dhe fundosën një anije të dytë këtë javë. Ndërkohë fati i 15 të tjerëve mbetet i panjohur pasi grupi i lidhur me Iranin ka thënë se mbante disa nga detarët.

Houthit kanë marrë përgjegjësinë për sulmin që zyrtarët detarë thonë se vrau katër nga 25 personat në bordin e “Eternity C” përpara se pjesa tjetër të braktiste anijen e mallrave. 

“Eternity C” është fundosur të mërkurën në mëngjes pas sulmeve në dy ditët e mëparshme, kanë thënë burime në kompanitë e sigurisë të përfshira në një operacion shpëtimi, raporton CNN.

Gjashtë detarët e shpëtuar kaluan më shumë se 24 orë në ujë, kanë thënë këto kompani.

Misioni i Shteteve të Bashkuara në Jemen akuzoi Houthit për rrëmbimin e shumë anëtarëve të mbijetuar të ekuipazhit nga “Eternity C” dhe bëri thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar.

Huthit publikuan një video që, sipas tyre, përshkruante sulmin e tyre ndaj Eternity C. Ajo përfshinte tingullin e një thirrjeje të forcave detare të Jemenit drejtuar ekuipazhit për evakuim për shpëtim dhe tregonte shpërthime në anije para se të fundosej. 

Huthitët gjithashtu kanë marrë përgjegjësinë për një sulm të ngjashëm të dielën që synonte një anije tjetër, Magic Seas. I gjithë ekuipazhi i Magic Seas u shpëtua para se ajo të fundosej.

Sulmet ndaj dy anijeve kanë ringjallur një fushatë nga luftëtarët e lidhur me Iranin, të cilët kishin sulmuar më shumë se 100 anije nga nëntori 2023 deri në dhjetor 2024 në atë që ata e quajtën solidaritet me palestinezët. 

Në maj, SHBA-ja ka njoftuar një marrëveshje me Huthitët, sipas së cilës ishte rënë dakord të ndalonin një fushatë bombardimi kundër tyre në këmbim të përfundimit të sulmeve ndaj anijeve, megjithëse Huthitët thanë se marrëveshja nuk përfshinte kursimin e Izraelit.